Mblidhen 40 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme, kërkohet ngritja e koeficientit në 129 euro

- Advertisement1-

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se kanë siguruar 40 nënshkrime për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për ngritjen e koeficientit të pagës nga 105 në 129 euro.

Ai theksoi se rritja e koeficientit i prek edhe policët që janë në kushte të këqija. Tahiri ka paralajmëruar se kjo parti, të martën, do të organizojë edhe një debat me ekspertë për sulmin në veri.

- Advertisement -

“Efektet e situatës së veriut po e prekin edhe situatën e përgjithshme, prandaj nesër do të kemi diskutim me ekspertë dhe zyrtarë të përfshirë në këtë proces. Do të duhet një angazhim më serioz që të dihet se çka ka ndodhur të dielën”.

“AAK ka përfunduar mbledhjen e 40 nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për rritjen e koeficientin nga 105 në 129 euro. Kjo do të prek edhe rritjen e pagave të policëve të Kosovës që tani të kalojmë prej fjalëve në veprave dhe besoj që do të kemi edhe mbështetjen e deputetëve të pozitës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Refki Demaj: Roli i sekretarit/es në administrimin institucional dhe funksionalitetin e organizatës shkollore

Sekretari-a e shkollës përbën një hallkë të rëndësishme të strukturës organizative dhe administrative të...

Gjimnazi “Gjon Buzuku”, në Prizren me njoftim të rëndësishëm

Gjimnazi "Gjon Buzuku", në Prizren ka njoftuar se më 17.08.2026 shpallet konkursi plotësues për...

Nxënësja Rita Spahiu përfaqëson Kosovën në Kampin Veror Frankofon në Moldavi

Nxënësja e Gjimnazit “Eqrem Çabej” në Vushtrri, Rita Spahiu, po përfaqëson Kosovën në Kampin...

Brezi 2001 i Gjimnazit “Lasgush Poradeci” në Kijevë feston 25-vjetorin e diplomimit

Ish-maturantët e Gjimnazit "Lasgush Poradeci", në Kijevë brezi i vitit 2001, janë mbledhur sonte...