Maturantja Ejsi Dushaj shkëlqen me mesatare 10-she, nis rrugëtimin në Mjekësi



nder titull

- Advertisement5 -

Maturantja e Gjimnazit “Asim Vokshi” në Bajram Curr, Ejsi Dushaj, është vlerësuar për rezultatet e saj të shkëlqyera gjatë gjithë viteve të shkollimit, duke përfunduar gjimnazin me mesatare 10.00, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të publikuar nga shkolla, Dushaj është dalluar për përkushtimin, disiplinën dhe seriozitetin në procesin mësimor. Në provimin me zgjedhje të Maturës Shtetërore, në lëndën e Biologjisë, ajo ka marrë gjithashtu notën 10.00.

- Advertisement - M1

Arritja e saj më e fundit është pranimi në studimet për Mjekësi, pas rezultateve të larta të arritura në provimin pranues.

Gjimnazi “Asim Vokshi” e ka vlerësuar Ejsi Dushajn jo vetëm për suksesin akademik, por edhe për përgjegjësinë, korrektësinë dhe shembullin e saj gjatë viteve të shkollimit.

“Shkolla jonë ndihet krenare për këtë arritje dhe beson se ajo do të vazhdojë të shkëlqejë edhe në rrugëtimin e saj universitar”, thuhet në urimin e shkollës.

- Advertisement - m2

Nga Gjimnazi “Asim Vokshi” i kanë uruar Dushajt suksese të mëtejshme në studimet universitare dhe në rrugën drejt profesionit të mjekut.