Mal Ismaili fiton medaljen e artë në SHBA, Bardh Konjusha të argjendtën



nder titull

- Advertisement5 -

Kosova ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Grand Finale të garës ndërkombëtare NEO Science Fair 2026, të mbajtur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku përfaqësuesit e saj u dalluan në kategorinë Coding.

- paragrafi 1 -

Mal Ismaili u shpall fitues i vendit të parë duke fituar medaljen e artë, ndërsa mitrovicasi Bardh Konjusha zuri vendin e dytë dhe u shpërblye me medaljen e argjendtë.

- Advertisement - M1

Ky rezultat dëshmon talentin, përkushtimin dhe punën e palodhshme të të rinjve kosovarë në fushën e programimit dhe teknologjisë duke e përfaqësuar Kosovën me dinjitet në një garë me pjesëmarrje ndërkombëtare.

Suksesi i Mal Ismailit dhe Bardh Konjushës vlerësohet si një arritje e rëndësishme për promovimin e potencialit të të rinjve të Kosovës në shkencë, inovacion dhe teknologji në nivel botëror.

Me rastin e këtij triumfi, janë shprehur urime për të dy garuesit, si dhe falënderime për mentorët, familjet dhe të gjithë ata që kanë mbështetur rrugëtimin e tyre drejt këtij suksesi ndërkombëtar.

762166937 2532525600494817 203794303462218215 n
created by Polish