Të dashur prindër,
Përparimi dhe zhvillimi i fëmijëve arrihen përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet familjes dhe shkollës.
Mbështetja e fëmijëve tuaj në procesin e të nxënit, partneriteti me mësimdhënësit, nxitja e leximit, ushtrimi në shtëpi i njohurive të fituara në shkollë, si dhe kontrolli i përdorimit të telefonit dhe i përmbajtjeve që ndjekin fëmijët, janë thelbësore për suksesin e tyre.
Vetëm përmes bashkëpunimit të prindërve dhe mësimdhënësve mund të sigurojmë edukim cilësor, përparim dhe zhvillim të shëndetshëm për fëmijët tanë.