Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Mirela Kumbaro Furxhi, ka njoftuar se në vitin e ri shkollor, të gjithë nxënësit e arsimit fillor, në të gjithë ciklin nga klasa I deri në V, do të pajisen për herë të parë me tekste të reja falas, shkruan AlbanianEducation.net.
Ajo ka njoftuar tutje se edhe nxënësit e arsimit bazë, nga klasat VI–IX, si dhe ata të arsimit të mesëm, do të pajisen gjithashtu me tekste shkollore falas, të reja ose në përdorim 📕
Njoftimi i minires të Arsimit, Mirela Kumbaro Furxhi:
📚🎒🏫 Në vitin e ri shkollor, të gjithë nxënësit e arsimit fillor, në të gjithë ciklin nga klasa I deri në V, do të pajisen për herë të parë me tekste të reja falas 🔝
📚 Edhe nxënësit e arsimit bazë, nga klasat VI–IX, si dhe ata të arsimit të mesëm, do të pajisen gjithashtu me tekste shkollore falas, të reja ose në përdorim 📕
✅ Kjo është një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet, e financuar nga Buxheti i Shtetit, nga e cila përfitojnë të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare, si dhe mbi 12 mijë nxënës nga 16 kategori të grupeve më në nevojë në gjimnaze.