Lajm i mirë: Kamenica do t’i pajisë falas me çanta dhe materiale shkollore nxënësit e klasës së parë



nder titull

- Advertisement5 -

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se të gjithë nxënësit që do të nisin klasën e parë në vitin e ri shkollor do të pajisen falas me çanta shkolle të kompletuara me të gjitha materialet e nevojshme.

- paragrafi 1 -

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, i cili theksoi se kjo mbështetje synon ta bëjë edhe më të veçantë fillimin e rrugëtimit shkollor për më të vegjlit.

- Advertisement - M1

“Shtatori do të fillojë ndryshe për nxënësit tanë. Çanta në shpinë, lapsi i parë në dorë, buzëqeshja në fytyrë dhe zemra plot kureshtje”, ka shkruar Rahimaj.

Sipas tij, çdo nxënës i klasës së parë në Komunën e Kamenicës do të marrë pa pagesë një çantë të pajisur me të gjitha materialet bazë të nevojshme për fillimin e mësimit.

Ai ka shtuar se komuna beson se çdo rrugëtim i madh nis me një hap të vogël dhe se investimi në arsimin e fëmijëve mbetet prioritet.

- Advertisement - m2

Po ashtu, është bërë e ditur se çantat do të shpërndahen edhe për nxënësit e shkollave të tjera, të cilët mund t’i tërheqin ato në institucionet e tyre përkatëse arsimore.