Ky Universitet privat hap 7 vende të reja pune



nder titull

- Advertisement5 -

KONKURS PËR PUNËSIM

- paragrafi 1 -

UNI – INTERNATIONAL COLLEGE SB SH.P.K.

- Advertisement - M1

Në bazë të kërkesave të UNI – International College SB SH.P.K., Statutit dhe Rregullores për Përzgjedhjen e Stafit Administrativ, shpallet konkurs per keto pozita:

1. ZYRTAR/E I/E LARTË PËR PROJEKTE-1 POZITË

Përgjegjësitë kryesore:

  • Udhëheqja e përgatitjes, hartimit dhe dorëzimit të aplikimeve për projekte të financuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë Erasmus+, Horizon Europe, IPA dhe programe të tjera të ngjashme.
  • Koordinimi dhe monitorimi i aktiviteteve të projekteve, përfshirë zbatimin e planit të punës, afatet dhe rezultatet e projektit.
  • Koordinimi dhe komunikimi me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, institucione akademike, organizata dhe palë të tjera të interesuara.
  • Mbështetja në përgatitjen dhe monitorimin e buxheteve të projekteve, si dhe në përgatitjen e raporteve financiare dhe narrative.
  • Organizimi dhe koordinimi i workshopeve, trajnimeve, konferencave, takimeve dhe aktiviteteve të tjera të lidhura me projektet.
  • Përgatitja e raporteve periodike, përditësimeve dhe materialeve të komunikimit për partnerët, donatorët dhe menaxhmentin e Kolegjit.
  • Sigurimi që aktivitetet, rezultatet dhe dokumentacioni i projekteve të jenë në përputhje me kërkesat e donatorëve dhe institucionit.
  • Promovimi dhe shpërndarja e rezultateve të projekteve përmes aktiviteteve të komunikimit, publikimeve dhe rrjeteve relevante.
  • Mbështetja e stafit akademik dhe administrativ në identifikimin dhe zhvillimin e mundësive të reja për financim të projekteve.

Kualifikimet dhe kriteret:

- Advertisement - m2
  • Diplomë universitare në një fushë relevante, ndërsa diploma Master përbën përparësi.
  • Minimum 3 vite përvojë pune në përgatitjen, shkrimin, koordinimin dhe menaxhimin e projekteve.
  • Përvojë në projekte të financuara nga BE-ja, veçanërisht në programe si Erasmus+, Horizon Europe, IPA ose programe të ngjashme.
  • Njohuri për rregullat dhe procedurat PRAG përbëjnë përparësi.
  • Përvojë në përgatitjen e aplikimeve për projekte dhe në menaxhimin e zbatimit të projekteve.
  • Përvojë në përgatitjen e raporteve për donatorë dhe partnerë.
  • Aftësi të dëshmuara për krijimin, zhvillimin dhe menaxhimin e partneriteteve vendore dhe ndërkombëtare.
  • Përvojë në organizimin e konferencave, workshopeve, trajnimeve dhe aktiviteteve të disseminimit.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në të shkruar dhe në të folur.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, organizative dhe ndërpersonale.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip, si dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
  • Aftësi të mira në planifikim, organizim dhe respektim të afateve.

Përparësi konsiderohet:

  • Përvoja e suksesshme në aplikimin dhe fitimin e projekteve të financuara nga BE-ja.
  • Përvoja në raportimin për donatorë ndërkombëtarë.
  • Njohja e formateve dhe procedurave të raportimit të projekteve të BE-së.
  • Përvoja në sektorin e arsimit të lartë dhe bashkëpunimin me institucione akademike.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:

  • CV të përditësuar;
  • Kopje të diplomave dhe dëshmive përkatëse;
  • Dëshmi për përvojën e punës;
  • Referenca profesionale, nëse janë të disponueshme.

Vetëm aplikimet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazën e intervistimit. Afati i aplikimit: [14.09.2026] Mënyra e aplikimit: Kandidatët mund të aplikojnë përmes [email-it: [email protected] ].

2. KOORDINATOR/E PËR STUDENTË – 3 (TRI) POZITA TË LIRA PUNE

Kriteret e përgjithshme:

  • Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, Shkenca Sociale, Edukim, Menaxhim, Komunikim, Infermieri apo fusha të ngjashme;
  • Të ketë përvojë pune në administratë, shërbime studentore, institucion arsimor apo fusha të ngjashme;
  • Përvojë në punë me studentë dhe në ofrimin e shërbimeve administrative;
  • Njohuri të mira në procedurat administrative dhe akademike;
  • Aftësi për menaxhimin dhe administrimin e dokumentacionit të studentëve;
  • Aftësi për të komunikuar dhe bashkëpunuar me studentë, staf akademik dhe staf administrativ;
  • Aftësi të mira organizative dhe për menaxhimin e detyrave dhe afateve;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Njohja e gjuhës angleze është e preferueshme;
  • Njohuri të mira në përdorimin e Microsoft Office dhe sistemeve administrative;
  • Të jetë i/e motivuar, i/e përgjegjshëm/e dhe i/e disiplinuar në punë;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e të dhënave dhe dokumentacionit të studentëve.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV;
  • Diplomë Bachelor ose dëshmi për përfundimin/ndjekjen e studimeve në fushën përkatëse;
  • Dy letra reference.

Bëhuni pjesë e UNI – Universum International College dhe përfitoni:

  • Ambient dinamik dhe multikulturor të punës;
  • Mundësi për zhvillim personal dhe profesional;
  • Mundësi trajnimi dhe bashkëpunimi me universitete partnere ndërkombëtare;
  • Mundësi për networking me studentë dhe staf vizitor;
  • Kontratë të rregullt pune dhe aktivitete socializuese të stafit të UNI.

Dokumentacionin e kompletuar duhet ta dërgoni në [email protected] , duke specifikuar në subjekt pozitën për të cilën aplikoni.

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit dhe përzgjidhen në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

Afati i fundit për aplikim: 20 shtator 2026.

3. ZYRTAR/E LIGJOR/E ADMINISTRATIV/E-1 POZITË

Kriteret e përgjithshme dhe kualifikimet:

  • Diplomë universitare Bachelor në Fakultetin Juridik;
  • Minimum 3 vite përvojë pune në fushën ligjore dhe administrative;
  • Njohuri të mira të legjislacionit të Republikës së Kosovës dhe procedurave administrative;
  • Përvojë në përgatitjen, shqyrtimin dhe administrimin e kontratave dhe dokumenteve ligjore;
  • Aftësi të mira në hartimin e shkresave, kërkesave, vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare;
  • Aftësi të mira analitike dhe vëmendje të lartë ndaj detajeve;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe komunikuese;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze përbëjnë përparësi;
  • Njohuri të mira në përdorimin e programeve të Microsoft Office;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup;
  • Përgjegjësi, korrektësi, integritet dhe profesionalizëm në punë;
  • Aftësi për të respektuar afatet dhe për të menaxhuar dokumentacionin me konfidencialitet.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV;
  • Diplomë Bachelor/Master;
  • Dy letra reference;  Dokumente të tjera përcjellëse.

Mënyra e aplikimit:

Dokumentacioni i kompletuar duhet të dërgohet në adresën:

[email protected]

Në subjektin e emailit duhet të specifikohet pozita për të cilën aplikohet.

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit dhe kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

Afati i fundit për aplikim: 20 Shtator 2026

:

4. TEKNIK I IT-SË- 1 POZITË

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve dhe sistemeve IT;
  • Diagnostikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike me pajisje, programe, printerë dhe lidhje në rrjet;
  • Mbështetje teknike për përdoruesit;  Instalimi dhe mirëmbajtja e sistemeve Windows dhe Linux;
  • Administrimi dhe mirëmbajtja bazë e rrjeteve kompjuterike;
  • Administrimi i llogarive të përdoruesve;  Monitorimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve dhe sistemeve IT;
  • Kryerja e detyrave të tjera të ndërlidhura me pozitën.

Kualifikimet dhe kriteret:

  • Diplomë universitare në Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike apo fusha të ngjashme;
  • Njohuri të mira në Hardware, Software dhe aplikacione;
  • Njohuri të rrjeteve kompjuterike;  Njohuri në Windows dhe Linux;
  • Përvojë paraprake në IT ose praktikë profesionale përbën përparësi;
  • Njohja e gjuhës angleze;  Aftësi të mira komunikuese dhe për zgjidhjen e problemeve;
  • Gatishmëri për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Përgjegjësi dhe konfidencialitet në trajtimin e të dhënave.

5. ADMINISTRATOR/E I/E SISTEMEVE-1 POZITË

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Administrimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e sistemeve IT;
  • Administrimi dhe mirëmbajtja e rrjeteve kompjuterike;
  • Administrimi i sistemeve Windows dhe Linux;
  • Monitorimi i serverëve dhe sistemeve të backup-it;
  • Administrimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së rrjetit;
  • Monitorimi dhe mirëmbajtja e sigurisë së sistemeve;
  • Administrimi i llogarive dhe privilegjeve të përdoruesve;
  • Diagnostikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike;
  • Sigurimi i funksionimit të rregullt dhe të sigurt të infrastrukturës IT;
  • Kryerja e detyrave të tjera të ndërlidhura me pozitën.

Kualifikimet dhe kriteret:

  • Diplomë universitare në Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike apo fusha të ngjashme;
  • Njohuri të rrjeteve kompjuterike: IP, Gateway, DNS, DHCP, VLAN, LAN/WAN dhe Wi-Fi;
  • Njohuri të mira në Windows dhe Linux;
  • Njohuri për serverë, virtualizim, backup, monitorim dhe siguri kibernetike;
  • Përvojë paraprake në administrimin e sistemeve IT përbën përparësi;
  • Njohja e gjuhës angleze;  Aftësi të mira analitike dhe për zgjidhjen e problemeve;
  • Gatishmëri për të punuar në mënyrë të pavarur dhe nën presion;
  • Përgjegjësi dhe konfidencialitet në trajtimin e të dhënave dhe llogarive administrative.

Afati i fundit për aplikim: 20 shtator 2026.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin në adresën [email protected], duke specifikuar në subjekt pozitën për të cilën aplikojnë.

Për secilën pozitë do të përzgjidhet nga një kandidat.

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit dhe përfshihen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

UNI International College SB SH.P.K. HR