Albin Kurti sot në rezymenë e prezantuar për mandatin e ri paralajmëroi edhe dyfishimin e shtesave për fëmijë në mandatin e ardhshëm.
“Shtesat për fëmijë, që sot janë 30 deri në 45 euro për çdo fëmijë, në mandatin e ardhshëm do t’i dyfishojmë. Pra, nga zero sa i gjetëm në 45, dhe në mandatin e radhës nga 45 në 90 euro për fëmijë, te familjet me tre e më shumë fëmijë”, tha ai.
Ai shtoi se shtesat për nënat e reja dhe lehonat, nga 1 korriku, janë rritur në 500 euro në muaj për gjashtë muaj.
Kujtojmë se Qeveria Kurti 4 u votua me 62 vota të deputetëve.