Kur do të dalin paratë për librat – flet Çeku



nder titull

- Advertisement5 -

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrullah Çeku, ka deklaruar se negociatat për çmimet e teksteve shkollore me shtëpitë botuese janë drejt përfundimit dhe se brenda ditës pritet të caktohet edhe vlera e subvencionimit.

- paragrafi 1 -

“Tashmë jemi krejt në fund të negociimit. Besojmë që brenda ditës me e përmbyll dhe me caktu edhe vlerën e subvencionit dhe menjëherë me nis me ekzekutimin e pagesave, që prindërit t’i kenë këto ditë deri në nisjen e mësimit të martën, kohë të mjaftueshme për t’i blerë tekstet dhe materialet shkollore”, tha ai.

- Advertisement - M1

Çeku ka thënë se librat kanë dalë në shitje në kohën kur ende po negocioheshin çmimet, duke e konsideruar këtë shkelje.

“Ne ishim duke i negociuar çmimet me shtëpitë botuese dhe në atë moment dolën në shitje librat. Kjo është shkelje, nuk bën kështu, sepse nuk ka përfunduar as negociimi, as përcaktimi i çmimeve, as vlera e subvencionit”, u shpreh ai

Sipas tij, për këtë çështje Ministria do t’u drejtohet organeve përgjegjëse.

- Advertisement - m2

“Dhe për atë, ne do t’i drejtohemi organeve përgjegjëse, sepse ata prindër duhet të kompensohen nga ata që e kanë bërë këtë shkelje”, tha Çeku.

Ministri në detyrë i Arsimit ka theksuar se prioriteti tashmë është përfundimi i negociatave dhe realizimi sa më i shpejtë i pagesave për prindërit.

“Ne tashmë fokusin e kemi te kjo fazë ku jemi. Duhet ta përfundojmë negociimin, vlerën ta caktojmë të subvencionimit dhe të bëhen transferet shumë shpejt, në mënyrë që prindërit në këto ditë të mbetura — pra katër-pesë ditë deri në nisjen e vitit shkollor — të kenë kohë të mjaftueshme që bashkë me fëmijët e tyre t’i blejnë tekstet dhe materialet”, u shpreh ai.

Çeku ka bërë të ditur gjithashtu se janë bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Të gjitha përgatitjet janë në atë drejtim. Sot ishim edhe në këtë diskutimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ku edhe policia konfirmoi që e ka përgatitur planin operativ — këtë që e bën çdo vit — që viti të nisë mbarë: me siguri, me tekste shkollore, me material shkollor dhe me të gjitha përgatitjet e nevojshme që të na shkojë mbarë gjithçka”, tha Çeku.