“KU DËSHTUAN?!” – Mësuesja Refiqe Hamiti ngre shqetësime për mësimin tërëditor



nder titull

- Advertisement5 -

KU DESHTUAN?!

- paragrafi 1 -

Kur prindi duhet të nënshkruajë që fëmija të mos qëndrojë, ndoshta dikush duhet të nënshkruajë edhe për përgjegjësinë e këtij modeli!

- Advertisement - M1

Në Shkolla Xhemajl Mustafa paska ardhur puna deri aty që prindi të bëjë deklaratë me shkrim se nuk dëshiron që fëmija i tij të marrë pjesë në aktivitetet pas përfundimit të mësimit të rregullt.

Unë si mësuese dua të bëj një pyete shumë të thjeshtë:

KU DESHTUAN?!

- Advertisement - m2

Nëse mësimi tërëditor është ideuar për t’ua bërë ditën më të pasur fëmijëve, me sport, art, rekreacion, klube e aktivitete plotësuese, pse duhet të bindet fëmija të qëndrojë?

A nuk duhet të jetë aktiviteti ai që e bind fëmijën, e jo deklarata që e mban prindin përgjegjës?

Dhe këtu topi nuk duhet të mbetet vetëm në oborrin e shkollës.

Ministri i Arsimit duhet të pyesë: A po funksionon modeli siç është planifikuar?

Drejtori Komunal i Arsimit duhet të pyesë: Çfarë po ndodh në terren?

Sepse nga zyra gjithçka mund të duket bukur në raport:

“U zhvilluan aktivitete.”
“U zbatua mësimi tërëditor.”
“U angazhuan nxënësit.”

Por fëmija nuk është statistikë në Excel.

Nëse pas ziles së fundit nxënësi mezi pret të dalë nga dera, ndërsa shkolla duhet të mbledhë deklarata nga prindërit për t’i marrë fëmijët në shtëpi, atëherë dikush duhet ta hapë raportin jo për ta lexuar, por për ta kontrolluar realitetin.

Sepse arsimi nuk matet me numrin e formularëve të plotësuar.
Matet me një pyetje shumë më të thjeshtë:
A DËSHIRON FËMIJA TË QËNDROJË?

Nëse përgjigjja është po, nuk duhet deklaratë.
Nëse përgjigjja është jo, atëherë nuk duhet qortuar prindi.

Duhet pyetur:
Çfarë nuk po funksionon?
Dhe një këshillë të vogël për drejtuesit e arsimit:
Mos e shikoni vetëm letrën që nënshkruan prindi.
Shikojeni fytyrën e fëmijës kur i thoni: “Edhe dy orë duhet të rrish!”

Aty mund të jetë raporti më i saktë i mësimit tërëditor.

Ministër, Drejtor Komunal, Drejtor Shkolle
KU DESHTUAN?!

Sepse kur një sistem ka nevojë për deklaratë që fëmija të mos marrë pjesë, ndoshta nuk është koha për të kërkuar edhe një nënshkrim.
Është koha për të kërkuar përgjegjësi.

P.S.
Mos na e shitni suksesin me formularë.
Na tregoni sa fëmijë mezi presin të qëndrojnë në shkollë edhe pas orarit të rregullt.
Aty matet suksesi.
Jo te vula. Jo te firma. Jo te letra.
Te fëmija