Krenarja, vajza e heroit të Kosovës, Ilaz Kodra, ka arritur një sukses të rëndësishëm në rrugëtimin e saj profesional, duke përfunduar me sukses provimin e jurisprudencës, shkruan AlbanianEducation.
Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu, e cila përmes një postimi ka ndarë me publikun këtë moment të veçantë.
Krenarja erdhi në jetë pasi babai i saj, Ilaz Kodra, kishte rënë për lirinë e Kosovës. Ajo nuk pati mundësinë ta njihte, por u rrit me kujtimin dhe trashëgiminë e tij.
Deliu ka theksuar se suksesi i Krenares është një dëshmi se sakrifica e heronjve të Kosovës vazhdon të jetojë përmes brez.
