Krenare Çerkini prezanton hulumtimin e saj në Universitetin e Oksfordit



nder titull

- Advertisement5 -

Krenare Çerkini ka prezantuar hulumtimin e saj në Universitetin e Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar, një nga institucionet universitare më të njohura në botë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në kuadër të kësaj paraqitjeje akademike, Çerkini prezantoi punimin me titull “Kush merr të flasë? Zbutja si strategji e fuqisë dhe qasjes epistemike në qeverisjen e ndërmjetësuar në ELF”.

- Advertisement - M1

Përmes këtij hulumtimi, ajo trajton mënyrën se si gjuha mund të ndikojë në mënyrë të heshtur në marrëdhëniet e pushtetit, pjesëmarrjen dhe hapësirën që u jepet zërave të ndryshëm në qeverisjen shumëgjuhëshe.

“Sot në Universitetin e Oksfordit, një nga universitetet më prestigjioze dhe shumë të ranguara në botë, pata privilegjin të prezantoj hulumtimin tim”, ka shkruar Çerkini në një postim të saj.

Ajo e ka cilësuar këtë një moment të veçantë akademik dhe një mundësi për të prezantuar punën e saj kërkimore në një prej qendrave të njohura akademike ndërkombëtare.

- Advertisement - m2

Hulumtimi fokusohet në raportin mes gjuhës, pushtetit dhe pjesëmarrjes, duke shqyrtuar se si përdorimi i gjuhës mund të ndikojë në mënyrën se si krijohen hapësirat për komunikim dhe përfaqësim në kontekste shumëgjuhëshe.

1 2

2 2

3 1