Krasniqi: Po vjen 1 shtatori, gjendja në arsim është e tmerrshme



nder titull

- Advertisement5 -

Zyrtari i Aleancës, Dardan Krasniqi, ka kritikuar qeverisjen e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç tha ai, mungesë të punës dhe angazhimit në sektorin e arsimit.

- paragrafi 1 -

“Po vjen 1 shtatori, po fillon mësimi – gjendja në arsim është e tmerrshme”, deklaroi Krasniqi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Ai ngriti shqetësime lidhur me situatën në arsim në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, duke vlerësuar se institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë sa duhet për përmirësimin e gjendjes.

Deklaratat e Krasniqit vijnë në prag të rikthimit të mijëra nxënësve në bankat shkollore.

Krasniqi, ndërkaq, nuk kurseu kritikat ndaj qeverisë Kurti, duke e cilësuar punën e saj në këtë fushë por edhe në tjerat si të pamjaftueshme.