Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, ka reaguar lidhur me vonesat në sigurimin e librave shkollorë, duke ngritur shqetësimin për ndikimin që kjo situatë mund të ketë te nxënësit.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Krasniqi ka theksuar se çështja e librave nuk duhet parë vetëm si një problem i momentit, por edhe në raport me mundësitë dhe zhvillimin e fëmijëve.
Ajo ka argumentuar se mungesa e librit në duart e një nxënësi nënkupton edhe humbjen e një mundësie për zhvillim dhe përgatitje më të mirë për të ardhmen.
Postimi i plotë i saj:
A duhet të ndërrohet perspektiva e shikimit, të dashur qytetarë?
Stërvonesat për libra!
Ndoshta duhet ta shohim mungesën e librave jo vetëm si një problem të ditës, por si një pyetje për mënyrën se si e ndërtojmë të ardhmen.
Sepse kur mungon libri në dorën e fëmijës, nuk mungon vetëm një libër.
Mungon një mundësi.
Mungon një zhvillim.
Mungon një hap drejt së ardhmes.