Kosova në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomiksit 2026



nder titull

- Advertisement5 -

Kosova po përfaqësohet në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomiksit 2026, e cila po zhvillohet në Olympia të Greqisë.

- paragrafi 1 -

Lajmin e ka bërë të ditur EFI Kosovo, e cila njoftoi se finalistët që përfaqësojnë Kosovën tashmë ndodhen në Olympia, ku kanë nisur garat e kësaj olimpiade ndërkombëtare.

- Advertisement - M1

Gjatë kësaj jave, nxënësit kosovarë do të konkurrojnë në fushën e ekonomisë përkrah të rinjve nga vende të ndryshme të botës, duke vënë në provë njohuritë dhe aftësitë e tyre.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë garë ndërkombëtare paraqet një mundësi për nxënësit që të prezantojnë njohuritë e tyre dhe të përfitojnë përvojë nga një aktivitet që mbledh të rinj të talentuar nga vende të ndryshme.

EFI Kosovo ka shprehur krenarinë për përfaqësimin e Kosovës dhe u ka uruar finalistëve suksese në garë dhe një përvojë të paharrueshme në Olympia.

- Advertisement - m2