Kori Siparantum fiton tri çmime në festivalin e Kuala Lumpur



nder titull

- Advertisement5 -

Kori Siparantum ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, duke u vlerësuar me tri çmime në kuadër të Malaysian Choral Festival 2026, që po mbahet në Kuala Lumpur.

- paragrafi 1 -

Kori nga Kosova është shpërblyer me:

- Advertisement - M1

Çmimin e Artë – Kategoria B4: Ansambël Vokal;
Çmimin e Artë – Kategoria A5: Kor i Përzier;
Çmimin Special për Skenografi/Koreografi Kreative – Kategoria A5.

Këto çmime vlerësojnë punën, talentin dhe përkushtimin e anëtarëve të Korit Siparantum, duke shënuar një tjetër paraqitje të suksesshme të Kosovës në skenën ndërkombëtare të muzikës korale.

Suksesi në Kuala Lumpur është vlerësuar edhe si dëshmi e përfaqësimit dinjitoz të Kosovës në aktivitetet kulturore ndërkombëtare dhe si një shtysë për institucionet që të vazhdojnë mbështetjen për artin dhe kulturën.

- Advertisement - m2

Urime për Korin Siparantum, si dhe kompozitorin dhe dirigjentin Memli Kelmendi, për çmimet e fituara dhe këtë sukses të radhës në arenën ndërkombëtare.