Konkurs i ri: 3 vende të lira pune për mësimdhënëse



nder titull

- Advertisement5 -
Hello Kids Academy ka hapur konkurs për angazhimin e tri mësueseve për punë me nxënës shkollarë.
Kandidatet e interesuara mund të aplikojnë dhe të marrin pjesë në intervista nga e hëna deri të premten, në ambientet e akademisë në lagjen Pejton në Prishtinë.
Njoftimi:
“HELLO KIDS ACADEMY”SHPALL KONKURS PËR 3 MËSUESE PËR SHKOLLARË
Adresa: Lagjja Pejton, Rr. Nazmi Mustafa, Nr. 45
Kërkohen:
3 mësuese për punë me nxënës shkollarë.
Dokumentet e nevojshme:
* CV / Rezymeja personale
* Dokument identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë)
* Diplomë e kualifikimit ose certifikatë përkatëse
* Certifikata të trajnimeve relevante për nivelin përkatës të arsimit
* Dëshmi mbi përvojën e punës – kontratë ose vërtetim nga punëdhënësi, ku përcaktohet qartë kohëzgjatja e marrëdhënies së punës
Kandidatet duhet të kenë:
* Përvojë pune
* Komunikim të rrjedhshëm në gjuhën shqipe
* Aftësi të mira në menaxhimin e klasës
* Njohuri mbi Konventën për të Drejtat e Fëmijës
* Të jenë të kujdesshme, të dashura dhe të përkushtuara ndaj fëmijëve
* Aftësi për të punuar nën presion
INTERVISTAT
Të gjithë të interesuarit do të intervistohen çdo ditë, nga e hëna deri të premten, prej orës 12:00–14:00, në Hello Kids 1, Pejton.
Konkursi mbetet i hapur deri në përzgjedhjen e kandidateve adekuate.
Për më shumë informata, na kontaktoni në:
049 610 706
045 548 806