Klasa e pestë e shkollës “Pavarësia” nuk rehatohet me mësuese



nder titull

- Advertisement5 -

Nxënësit e klasës së pestë në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, janë përballur me mungesën e mësueses që në ditët e para të vitit të ri shkollor.

- paragrafi 1 -

Në ditën e parë të mësimit, të gjithë nxënësit ishin të pranishëm, ndërsa një ditë më vonë më shumë se gjysma e tyre nuk u paraqitën në shkollë. Prindërit kishin refuzuar t’i dërgonin fëmijët në mësim, duke kundërshtuar mungesën e mësimdhënëses, raporton Klan Kosova.

- Advertisement - M1

Më 3 shtator, nxënësit iu rikthyen bankave shkollore, ndërsa shkolla ka gjetur një zgjidhje të përkohshme me zëvendësim për vazhdimin e mësimit. Megjithatë, prindërit vazhdojnë të shprehen të pakënaqur me situatën.

Sipas tyre, problemi me mungesën dhe ndërrimin e mësueses nuk është i ri dhe shqetësimet e tyre kanë vazhduar edhe gjatë pushimeve verore.

Nga drejtoria e shkollës kanë bërë të ditur se presin që Komuna e Prishtinës të marrë masa për zgjidhjen e problemit.

- Advertisement - m2

Ndërkohë, për të mësuar se si do të vazhdohet tutje, televizioni ka tentuar të marrë një prononcim edhe nga DKA-ja në Prishtinë, por s’qenë të qasshëm gjatë të enjtes. /Klankosova