Kejsi Kataroshi, maturantja me mesatare 10.00 që do të studiojë Shkenca Kompjuterike në Londër



nder titull

- Advertisement5 -

Gjimnazi “Asim Vokshi” në Bajram Curr shënon një tjetër sukses të maturës së vitit 2026, me nxënësen Kejsi Kataroshi, e cila e përmbylli arsimin e mesëm me notë mesatare 10.00 dhe rezultate të larta në Provimet e Maturës Shtetërore.

- paragrafi 1 -

Pas përfundimit të gjimnazit, Kataroshi ka zgjedhur të vazhdojë studimet universitare në Londër, në Universitetin e Greenwich-ut, në programin e Shkencave Kompjuterike. Ajo është pranuar në këtë universitet dhe ka përfituar 50 për qind bursë studimi, falë rezultateve të saj të larta akademike dhe njohjes së gjuhës angleze.

- Advertisement - M1

Sipas Gjimnazit “Asim Vokshi”, gjatë viteve të shkollimit Kataroshi është dalluar për përkushtim, punë sistematike dhe pjesëmarrje aktive në procesin mësimor, ndërsa ka qenë e angazhuar edhe në aktivitete të ndryshme shkollore, përfshirë konkurse dhe prezantime.

787287903 1498293072105202 4319460757091346694 n

Shkolla e përshkruan atë si një nxënëse me sjellje shembullore, kulturë qytetare dhe aftësi të mira komunikuese, duke vlerësuar përkushtimin dhe këmbënguljen e saj në arritjen e rezultateve.

- Advertisement - m2

Ky sukses vjen në një vit kur Gjimnazi “Asim Vokshi” është dalluar edhe me arritjen e maturantes Ejsi Dushaj, e cila po ashtu përfundoi shkollimin me rezultate të shkëlqyera dhe ka zgjedhur të ndjekë studimet në Fakultetin e Mjekësisë.

Me këto rezultate, dy maturantet po e përfaqësojnë me sukses Gjimnazin “Asim Vokshi”, duke nisur rrugëtimin e tyre drejt studimeve universitare dhe një të ardhmeje profesionale