Kastrati Store dhe Kastrati Center investojnë 1,685 euro në përmirësimin e kushteve në shkollën “Emin Duraku” në Dragobil



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Emin Duraku” në Dragobil ka shprehur mirënjohje për Kastrati Store dhe Kastrati Center në Malishevë, për mbështetjen e dhënë për të dytën herë në përmirësimin e kushteve në ambientet e shkollës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të shkollës, falë këtij bashkëpunimi është bërë e mundur vendosja e perdeve në të gjithë katin e dytë të objektit shkollor, duke përfshirë sallat e mësimdhënësve, kabinetet dhe zyrën e drejtorit.

- Advertisement - M1

Investimi, në vlerë prej 1,685 eurosh, synon të kontribuojë në krijimin e kushteve më të përshtatshme për mësim dhe punë, veçanërisht duke pasur parasysh se klasat e shkollës janë të pajisura me projektorë, të cilët përdoren gjatë zhvillimit të orëve mësimore dhe projekteve të ndryshme.

Drejtori i shkollës “Emin Duraku”, Arianit Paqarizi, ka falënderuar bizneset për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke vlerësuar se përkrahja e komunitetit dhe bizneseve lokale është e rëndësishme për krijimin e kushteve më të mira për edukimin e nxënësve.

“Bashkëpunime të tilla tregojnë se kur komuniteti dhe bizneset lokale qëndrojnë pranë shkollës, krijohen kushte më të mira për edukimin e brezave të rinj”, thuhet në njoftimin e shkollës.

- Advertisement - m2

632888337 959177199769742 41316954711805889 n

634614491 959177163103079 2777449475905646173 n

dragobil

635235814 959177066436422 6917566299460651132 n

633907891 959177009769761 1334134278461775104 n