Nxënësi nga Fushë Kosova, Kaon Emerllahu, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në finalen e NEO Science Olympiad 2026, e mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u vlerësuar me dy medalje në një nga garat më prestigjioze ndërkombëtare për nxënës, shkruan AlbanianEducation.net.
Kaoni u shpërblye me medaljen e artë “Best of the Best” në Shkencat Natyrore, një çmim i rezervuar për garuesit me performancën më të lartë në nivel ndërkombëtar. Po ashtu, ai fitoi edhe medaljen e argjendtë në Matematikë, duke dëshmuar nivel të lartë njohurish dhe aftësish edhe në këtë disiplinë.
Ky rezultat përfaqëson një arritje të rëndësishme jo vetëm për Kaonin, por edhe për Kosovën, duke e renditur atë mes nxënësve më të suksesshëm në konkurrencën ndërkombëtare të NEO Science Olympiad.


Suksesi i tij është dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së vazhdueshme, duke shërbyer si frymëzim për shumë të rinj që synojnë të arrijnë rezultate të larta në arenën ndërkombëtare. Urime Kaon Emerllahut për këtë sukses të dyfishtë! 🎉🇽🇰