Kaltrina Arifaj: Si është e mundur që në vitin 2026 shkollat të mos kenë ditarë?



nder titull

- Advertisement5 -

Shkrim nga Kaltrina Arifaj – anëtare e Kuvendit Komunal në Istog 

- paragrafi 1 -

Mirëmëngjes, mësues e arsimtarë, që sot po hyni në klasa, dhe ndoshta prapë pa ditarë!

- Advertisement - M1

Shkollat në Kosovë kanë nisur vitin e ri shkollor pa ditarë për shkak të papërgjegjësisë institucionale, dhe kjo është një paradoks tjetër i kësaj qeverie eksperimentale, të udhëhequr nga individë që shumë nga ta punën e parë e kanë pasur si deputet, apo ministra.

Si është e mundur që në vitin 2026 një institucion kaq i rëndësishëm dhe i ndjeshëm si MAShT-i të mos ketë aftësi të sigurojë një nga mjetet bazë për zhvillimin normal të procesit mësimor?

Siç po e shohim, ditari shkollor është futur në listën e gjërave që qeveria thotë ‘do t’i bëjë së shpejti’.

- Advertisement - m2

Mos të harrojmë që fëmijët tanë ende nuk i kanë kompletuar të gjithë librat mësimorë, sepse ka mungesë të tyre.

Mungon organizimi, përgjegjësia dhe planifikimi institucional.