Kalendari përfshin muajt nga shtatori 2026 deri në qershor 2027 dhe paraqet në mënyrë të detajuar ditët e mësimit, pushimet dhe festat gjatë vitit shkollor. Në të janë evidentuar edhe datat e pushimit vjeshtor, dimëror dhe pranveror, si dhe festat zyrtare, shkruan AlbanianEducation.net.
Sipas kalendarit të përgatitur nga Bërveniku, janë gjithsej 182 ditë mësimi, ndërsa ditët janë të ndara me ngjyra për të dalluar më lehtë ditët e mësimit, pushimet dhe festat.
Në kalendar janë përfshirë edhe disa nga datat kryesore, përfshirë pushimin vjeshtor nga 28 deri më 30 tetor 2026, pushimin dimëror nga 28 dhjetor 2026 deri më 8 janar 2027 dhe pushimin pranveror nga 5 deri më 8 prill 2027.

Po ashtu, janë evidentuar festa të ndryshme zyrtare dhe fetare që shënohen gjatë vitit, duke e bërë kalendarin një material praktik për planifikimin e aktiviteteve shkollore.
Materiali i përgatitur nga mësimdhënësi Enes Bërveniku është jozyrtar dhe shërben si orientim për komunitetin arsimor. Kalendari zyrtar për vitin shkollor 2026/2027 përcaktohet nga institucionet kompetente.
Ky angazhim i mësimdhënësit synon të ndihmojë në organizimin dhe planifikimin më të lehtë të vitit shkollor për mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit.