Kalendari i vitit shkollor 2026–2027: Këto janë pushimet shkollore dhe ditët e festave



nder titull

- Advertisement5 -

Nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit në Kosovë do të kenë tri periudha të pushimeve shkollore gjatë vitit shkollor 2026–2027, ndërsa kalendari parasheh edhe një sërë ditësh të pushimit zyrtar që do të shënohen gjatë procesit mësimor, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas kalendarit të vitit të ri shkollor, pushimi i parë do të jetë ai vjeshtor, i cili do të zgjasë nga 28 tetori deri më 30 tetor 2026.

- Advertisement - M1

Më pas, nxënësit do të jenë në pushimin dimëror nga 28 dhjetori 2026 deri më 8 janar 2027.

Ndërkaq, pushimi pranveror është planifikuar të mbahet nga 5 deri më 8 prill 2027, duke qenë periudha e fundit e pushimit gjatë vitit shkollor para përfundimit të mësimit.

Përveç pushimeve shkollore, kalendari përfshin edhe ditët e pushimit zyrtar, gjatë të cilave nuk do të zhvillohet procesi mësimor në institucionet arsimore.

- Advertisement - m2

Pushimet shkollore:

– Pushimi vjeshtor: 28 tetor – 30 tetor 2026

– Pushimi dimëror: 28 dhjetor 2026 – 08 janar 2027

-Pushimi pranveror: 05 prill – 08 prill 2027

Ditët e pushimit zyrtar:

  • 30 nëntor 2026  – Dita e Pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëntori)
  • 17 shkurt 2027 – Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • 09 mars 2027 – Fitër Bajrami
  • 29 mars 2027  – Pashkët Katolike
  • 09 prill 2027 – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës
  • 03 maj 2027 – Dita Ndërkombëtare e Punës
  • 04 maj 2027 – Pashkët Ortodokse
  • 10 maj 2027 – Dita e Evropës
  • 17 maj 2027 – Kurban Bajrami
  • 14 qershor 2027 – Dita e Paqes

Ky kalendar u shërben shkollave, prindërve dhe nxënësve për planifikimin e aktiviteteve mësimore dhe familjare përgjatë vitit shkollor 2026–2027.