Islam Pireva ka marrë sot detyrën e u.d. drejtorit të shkollës “Afrim Gashi” në Hajvali.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ndihet i nderuar dhe mirënjohës për besimin e dhënë, duke e cilësuar detyrën si një përgjegjësi të madhe dhe një mundësi për të kontribuar edhe më shumë në zhvillimin dhe përparimin e shkollës.
Ai ka bërë të ditur se detyrën do ta ushtrojë me përkushtim, profesionalizëm, përgjegjësi dhe transparencë, duke pasur gjithmonë në qendër nxënësin, mirëqenien e tij dhe cilësinë e arsimit.

Postimi i tij i plotë:
Të nderuar familjarë, kolegë, miq e dashamirë,
Sot kam marrë detyrën e u.d. drejtorit të ShFMU “Afrim Gashi” në Hajvali.
Jam i nderuar dhe mirënjohës që më është besuar përgjegjësia për të udhëhequr këtë institucion të rëndësishëm arsimor.
E konsideroj këtë detyrë një përgjegjësi të madhe dhe një mundësi për të kontribuar edhe më shumë në zhvillimin dhe përparimin e shkollës sonë.
Do ta kryej këtë detyrë me përkushtim, profesionalizëm, përgjegjësi dhe transparencë, duke pasur gjithmonë në qendër nxënësin, mirëqenien e tij dhe cilësinë e arsimit.
Besoj fuqishëm se një shkollë e suksesshme ndërtohet përmes bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe të gjithë komunitetit të shkollës. Prandaj, do të jem i hapur për bashkëpunim dhe i gatshëm të dëgjoj çdo ide, sugjerim dhe vërejtje që kontribuon në të mirën e përbashkët.
Falënderoj nga zemra të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe besuar gjatë këtij rrugëtimi. Mirënjohje e veçantë për kolegët, familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që më kanë dhënë kurajë dhe motivim.
Sot nuk nis vetëm një detyrë e re – nis një përgjegjësi e re, një sfidë e re dhe një mundësi e re për të bërë më shumë për shkollën tonë.
Na priftë e mbara!