Institucioni parashkollor “Nëna Zahide” në Skenderaj është përgatitur për fillimin e vitit të ri, me ambientet e pastruara, të rregulluara dhe të përshtatura për të mirëpritur fëmijët.
Përmes një njoftimi, institucioni ka bërë të ditur se përgatitjet janë realizuar me kujdes dhe përkushtim, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për vogëlushët.
“Institucioni ynë parashkollor tashmë gati, është pastruar, rregulluar dhe përgatitur me shumë kujdes e dashuri për të mirëpritur vogëlushët tanë”, thuhet në njoftimin e institucionit.
Nga IP “Nëna Zahide” kanë theksuar se çdo hapësirë është përgatitur për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe të sigurt, ku fëmijët do të mund të luajnë, të mësojnë dhe të shoqërohen.
Institucioni u ka uruar mirëseardhje fëmijëve, duke shprehur gatishmërinë për një vit të ri të mbushur me gëzim, miqësi dhe momente të bukura.