Ingrid Haxhiu renditet e para për pranimin në degën “Mjekësi e Përgjithshme”



nder titull

- Advertisement5 -

Nxënësja e gjimnazit “18 Tetori” në Lushnjë, Ingrid Haxhiu, është renditur e para në Shqipëri për pranimin në degën “Mjekësi e Përgjithshme”.

- paragrafi 1 -

Arritja e saj përbën një tjetër sukses të rëndësishëm për gjimnazin “18 Tetori”, i cili ndër vite është dalluar për rezultatet e nxënësve dhe sukseset e tyre në konkurse dhe gara të ndryshme.

- Advertisement - M1

Por suksesi i nxënësve lushnjarë nuk përfundon me vendin e parë. Me një diferencë shumë të vogël pikësh, vendin e tretë në rang vendi për degën “Mjekësi e Përgjithshme” e ka fituar një tjetër nxënëse nga Lushnja, Abela Dinaku.

783510651 2136204787275102 3211804923238310195 n

Dy rezultatet e larta e vendosin Lushnjën në vëmendje për suksesin e nxënëseve të saj në një nga degët më të kërkuara dhe konkurruese të arsimit të lartë në Shqipëri.

- Advertisement - m2

Gjimnazi “18 Tetori” është vlerësuar ndër vite si një prej institucioneve arsimore me rezultate të larta, ndërsa shumë prej nxënësve të tij janë dalluar edhe me medalje ari.

Suksesi i Ingrid Haxhiut dhe Abela Dinakut është një tjetër dëshmi e punës së nxënësve, mësuesve dhe familjeve të tyre në përgatitjen për një nga sfidat më të mëdha akademike.