Imer Mushkolaj: Qysh po dalim keq në PISA, kur librezat e nxënësve krejt pesëshe



nder titull

- Advertisement5 -

Analisti Imer Mushkolaj ka ngritur pikëpyetje lidhur me dallimin mes notave të nxënësve në shkolla dhe rezultateve të Kosovës në testin ndërkombëtar PISA.

- paragrafi 1 -

Ai përmes një postimi, ka ironizuar situatën, duke vënë në pah faktin se, pavarësisht notave të larta që marrin nxënësit në shkolla, rezultatet në vlerësimet ndërkombëtare vazhdojnë të jenë të dobëta.

- Advertisement - M1

“Qysh po dalim keq n’PISA, kur librezat e nxënësve krejt pesëshe? S’di, s’di”, ka shkruar Mushkolaj.

Rezultatet e PISA-s matin aftësitë e 15-vjeçarëve në fusha si leximi, matematika dhe shkencat, duke vlerësuar jo vetëm njohuritë e fituara, por edhe aftësinë për t’i zbatuar ato në situata të ndryshme.