Rezultatet e PISA 2025 kanë nxitur reagime dhe debate për gjendjen e arsimit në Kosovë. Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar performancën e Kosovës, duke e lidhur atë me politikat dhe reformat e ndërmarra në sektorin e arsimit gjatë viteve të fundit.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka rikujtuar premtimet për reformë në arsim, duke shprehur kritika ndaj mënyrës se si është udhëhequr ky proces, shkruan AlbanianEducation.net.
“Kur Albin Kurti erdhi në pushtet premtoi reformë serioze në arsim. Dhe, besoni ose jo, ministrinë dhe reformën ia besoi Arbërie Nagavcit”, ka shkruar Mushkolaj.
Duke iu referuar rezultateve të PISA 2025, analisti ka vlerësuar se situata nuk ka shënuar përmirësim, por, sipas tij, ka pasur përkeqësim të performancës.
“Gjashtë vjet pas, rezultatet e PISA-s për cilësinë në arsim janë zhgënjyese. Jo që s’ka përparim, por ka përkeqësim”, ka deklaruar ai.