Ilir Culaj zgjidhet profesor asistent në Departamentin e Antropologjisë në UP



nder titull

- Advertisement5 -

Dr. Ilir Culaj, është zgjedhur profesor asistent në Departamentin e Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës, një arritje e rëndësishme në rrugëtimin e tij akademik.

- paragrafi 1 -

Me studime të doktoratës të përfunduara në Paris Sciences et Lettres (PSL) në fushën e historisë antike dhe arkeologjisë, Dr. Culaj sjell përvojë dhe ekspertizë të vlefshme në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

- Advertisement - M1

Postimi i plotë nga Departamenti i Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës

Dr. Ilir Culaj zgjedhet profesor asistent

Sot, Senati i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim për zgjedhjen e Dr. Ilir Culajt në pozitën e profesorit asistent në Departamentin e Antropologjisë.

- Advertisement - m2

Dr. Culaj ka përfunduar studimet e doktoratës në Paris Sciences et Lettres (PSL) në fushën e historisë antike dhe arkeologjisë, duke sjellë në departament një profil të ri akademik dhe kërkimor.

Viti i ri akademik 2026/2027 sjell një tjetër zhvillim të rëndësishëm për Departamentin e Antropologjisë. Krahas fillimit të programit të ri të studimeve Master në Trashëgimi Kulturore, departamenti zgjerohet edhe me staf të ri akademik.

Departamenti i Antropologjisë e uron kolegun tonë, Prof. Ass. Dr. Ilir Culaj, për këtë arritje dhe i dëshiron suksese të shumta në angazhimin e tij akademik, shkencor dhe pedagogjik

748016813 1325410736328122 202257500964814715 n