Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani



nder titull

- Advertisement5 -

Themeluesja e Edvance AI është përzgjedhur mes emrave për çmimin “Stephanie ‘Steve’ Shirley Career Innovator of the Year” në National AI Awards 2026.

- paragrafi 1 -

Shqiptarja Ideja Bajra, themeluese e Edvance AI, është përfshirë mes profesionistëve të përzgjedhur për një prej kategorive të National AI Awards 2026, duke u bërë një tjetër emër shqiptar që po spikat në një nga fushat më të rëndësishme të teknologjisë, transmeton albinfo.ch.

- Advertisement - M1

Bajra është nominuar për çmimin “Stephanie ‘Steve’ Shirley Career Innovator of the Year”, kategori që vlerëson profesionistët në fillimet e karrierës, të cilët po sjellin ide të reja dhe ndikim të matshëm në fushën e Inteligjencës Artificiale.

Rrugëtimi i saj është veçanërisht interesant, pasi nga biologe është kthyer në sipërmarrëse të teknologjisë, duke themeluar Edvance AI dhe duke punuar për të ndryshuar mënyrën se si organizatat e adoptojnë dhe përdorin Inteligjencën Artificiale.

Përfshirja e saj në mesin e kandidatëve të National AI Awards 2026 përbën një tjetër dëshmi të prezencës së profesionistëve shqiptarë në sektorët më inovativë dhe me zhvillimin më të shpejtë në botë.

- Advertisement - m2

Rrugëtimi i Ideja Bajrës është një shembull se si dija shkencore, inovacioni dhe sipërmarrja mund të bashkohen për të krijuar ndikim në teknologjitë e së ardhmes./Albinfo.ch