Studentja e vitit të tretë në programin Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, Ida Rexhepi, është nderuar me çmimin “Hasan Prishtina” – Studente e dalluar.
Lajmi është bërë i ditur nga Këshilli i Studentëve të Fakultetit Filozofik, i cili ka vlerësuar përkushtimin, punën dhe rezultatet e saj gjatë rrugëtimit akademik.
Në njoftim, Këshilli i Studentëve e ka përgëzuar Rexhepin për këtë arritje, duke i uruar suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj akademik dhe profesional.
Ky vlerësim i është ndarë në kuadër të çmimeve që synojnë të njohin studentët për angazhimin dhe rezultatet e tyre gjatë studimeve.
