I ndahet mirënjohje mësueses Marigona Hoti Krasniqi



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Hasan Prishtina” në Milloshevë i ndau një Mirënjohje, si shenjë vlerësimi dhe falënderimi për kontributin e saj mësueses Marigona Hoti Krasniqi, pas kalimit të saj në një shkollë tjetër.

- paragrafi 1 -

Shkolla tutje thotë se përkushtimi, profesionalizmi dhe përgjegjësia e mësueses Marigona do të mbeten pjesë e kujtesës dhe historisë së shkollës sonë.

- Advertisement - M1

Njoftimi i plotë: 

MIRËNJOHJE PËR MËSUESEN MARIGONA KRASNIQI HOTI

Me rastin e kalimit të mësueses Marigona Krasniqi Hoti në një shkollë tjetër, drejtoria e SHFMU “Hasan Prishtina” – Milloshevë i ndau një Mirënjohje, si shenjë vlerësimi dhe falënderimi për kontributin e saj të çmuar në arsim dhe përkushtimin e treguar gjatë angazhimit të saj në shkollën tonë.

- Advertisement - m2

Puna e një mësueseje nuk matet vetëm me orët e mësimit, por edhe me gjurmët që ajo lë te nxënësit, te kolegët dhe në jetën e shkollës.

Përkushtimi, profesionalizmi dhe përgjegjësia e mësueses Marigona do të mbeten pjesë e kujtesës dhe historisë së shkollës sonë.

Në këtë kapitull të ri profesional, i urojmë shëndet, suksese dhe mbarësi në rrugëtimin e saj të mëtejshëm, me bindjen se përvoja dhe dashuria për profesionin do të vazhdojnë të jenë vlera që do t’i përcjellë edhe në shkollën e re.

Faleminderit mësuese Marigona për gjithçka që ke dhënë për shkollën dhe nxënësit tanë!
Suksese në rrugëtimin e ri profesional!

Milloshevë