Hulumtim për sfidat në biologji: Ftohen mësimdhënësit të marrin pjesë në pyetësor



nder titull

- Advertisement5 -

Rea Nura, studente e Masterit në programin Mësimdhënie Lëndore me Specializim në Biologji në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës, është duke realizuar një hulumtim në kuadër të punimit të temës së masterit.

- paragrafi 1 -

Hulumtimi, i cili zhvillohet nën mentorimin e Prof. Asoc. Dr. Zeqir Veselajt, fokusohet në sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit e biologjisë gjatë zbatimit të Kurrikulës Bërthamë në Arsimin e Mesëm të Lartë.

- Advertisement - M1

Për realizimin e këtij hulumtimi, Nura u është drejtuar mësimdhënësve të biologjisë për të marrë pjesë në një pyetësor, përmes të cilit synohet të mblidhen të dhëna mbi përvojat dhe sfidat e tyre në procesin e zbatimit të kurrikulës.

Sipas saj, një nga vështirësitë në realizimin e hulumtimit është mungesa e një rrjeti të qartë përmes të cilit mund të kontaktohen lehtësisht mësimdhënësit e biologjisë.

Për këtë arsye, ajo ka kërkuar mbështetjen e komunitetit arsimor dhe të platformave që kanë audiencë të gjerë në fushën e arsimit, në mënyrë që pyetësori të arrijë te një numër sa më i madh i mësimdhënësve të biologjisë.

- Advertisement - m2

Pyetësori është anonim dhe vullnetar, ndërsa plotësimi i tij zgjat rreth 20–25 minuta.

Mësimdhënësit e biologjisë në Arsimin e Mesëm të Lartë që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë hulumtim mund ta plotësojnë pyetësorin përmes këtij linku:

Linku i pyetësorit:
https://forms.gle/ueMMQHdsNZHXLGbK7