Hapet thirrja për bursa në Universitetin Autonom të Madridit



nder titull

- Advertisement5 -

Fakulteti i Ekonomisë hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë për semestrin veror (Janar-Qershor) 2026/2027 për mobilitet në Universitetin Autonom të Madridit (Spanjë), në kuadër të programit Erasmus+.

- paragrafi 1 -

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Advertisement - M1

– Shkëmbimin e studentëve për studime: Bachelor dhe Master

– Kohëzgjatja e mobilitetit: 1 semestër (5 muaj)

Nivelet e mobilitetit për studentët:

- Advertisement - m2

Bachelor: studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë përfunduar, të paktën, vitin e parë me notë mesatare mbi 8.00.

Master: studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë përfunduar, të paktën, semestrin e parë, me notë mesatare mbi 8.00.

Për më shumë informacione luteni që ta vizitoni webfaqen:
📄
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit BA dhe MA janë:
• CV (në gjuhën angleze, modeli Europass);
• Certifikata e notave/transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze);
• Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
• Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më të vjetër se 15 ditë nga data e aplikimit);
• Certifikata e gjuhës angleze (minimum niveli B2).
Për të aplikuar në këtë thirrje, luteni që dokumentet e kërkuara, si një fajll i vetëm PDF, t’i dërgoni në emailin: [email protected], më së largu deri më 27 Shtator 2026.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni me prodekanën Prof.Asoc.Vlora Prenaj në adresën elektronike: [email protected].