Hapet shkolla shqipe “Abetarja” në Degerloch të Gjermanisë



nder titull

- Advertisement5 -

Është hapur shkolla shqipe “Abetarja” në Degerloch të Gjermanisë.

- paragrafi 1 -

Mësimi do të zhvillohet në ambientet e Fritz-Leonhardt-Realschule, në adresën Wurmlinger Straße 63, 70597 Stuttgart-Degerloch.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës:

Hapja e shkollës Shqipe “Abetarja” në Degerloch 🇽🇰📚

Jemi të lumtur të njoftojmë se, për herë të parë, në Degerloch hapet Shkolla Shqipe “Abetarja”, me mbështetjen e komunitetit shqiptar dhe të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Shtutgart.

- Advertisement - m2

Me këtë rast, Konsulli i Përgjithshëm, z. Hamdi Bërbatovci, falënderoi nxënësit, prindërit dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptar për angazhimin dhe mbështetjen e tyre në realizimin e kësaj nisme.

Mësimi do të zhvillohet në ambientet e Fritz-Leonhardt-Realschule, në adresën Wurmlinger Straße 63, 70597 Stuttgart-Degerloch.

Ftojmë të gjitha familjet shqiptare në Degerloch dhe rrethinë që të bëhen pjesë e kësaj nisme për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe te fëmijët tanë.

Urojmë shumë suksese Shkollës Shqipe “Abetarja” dhe të gjithë nxënësve.