Hapet klasa e dytë e Shkollës Shqipe në Wiesbaden



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla Shqipe në Wiesbaden është zgjeruar me një klasë të dytë, si rezultat i interesimit të fëmijëve dhe mbështetjes së komunitetit shqiptar në këtë qytet të Gjermanisë.

- paragrafi 1 -

Klasa e re ka nisur mësimin më 11 shtator 2026 dhe përfshin vajza e djem që dëshirojnë të mësojnë dhe të ruajnë gjuhën shqipe. Mësimi udhëhiqet nga mësuesja Shukrije Himaj dhe është pa pagesë për të gjithë fëmijët.

- Advertisement - M1

Mësimi zhvillohet çdo të premte, nga ora 17:10 deri në 18:40, në “Gymnasium am Mosbacher Berg”, në adresën Mosbacher Straße 57/59 në Wiesbaden.

Prindërit që dëshirojnë t’i regjistrojnë fëmijët e tyre mund të kontaktojnë Shoqatën LAPSH Hessen e.V., e cila organizon mësimin plotësues të gjuhës shqipe.

Nga organizatorët është vlerësuar edhe angazhimi i mësueses Shukrije Himaj, si dhe mbështetja e komunitetit shqiptar në Wiesbaden, veçanërisht e Hajdar Nitaj, Bashkim Ahmetit dhe Agim Aliçkajt.

- Advertisement - m2

img 3356 528x396 1

img 3355 300x225 1

Zgjerimi i Shkollës Shqipe shihet si një tjetër hap në përpjekjet e komunitetit për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe te brezi i ri në diasporë./Albinfo.ch