Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave 1–9



nder titull

- Advertisement5 -

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur nga sot, 27 korrik, aplikimin për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët, përkatësisht klasat 1–9.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të MASH-it, aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur deri më 9 gusht 2026. Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit ose kujdestarit që aplikon.

- Advertisement - M1

Ministria u ka bërë thirrje prindërve që, para aplikimit, të sigurohen se xhirollogaria bankare është aktive dhe se të dhënat e tyre në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi është i hapur edhe për shtetasit e huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Kosovë, fëmijët e të cilëve ndjekin mësimin në institucionet arsimore të vendit. Ndërkaq, për shtetasit e huaj që ende nuk kanë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla, MASH ka njoftuar se do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e rasteve për t’u mundësuar qasja në platformën eKosova, ndërsa dokumentet do të dorëzohen përmes emailit [email protected].

MASH ka rikujtuar gjithashtu se, sipas Udhëzimit Administrativ për tekstet shkollore, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e tyre. Në fund të vitit shkollor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt, ndërsa në rast dëmtimi ose humbjeje, prindi obligohet t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë.

- Advertisement - m2

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar. Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë MASH-in përmes emailit [email protected] ose në numrin +383 (0) 38 200 65 049.

Linku i apklimit: https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5) 2. https://rks-gov.net/471 –