Pas gjashtë vitesh studimi, pune dhe përkushtimi, Haki Shabani nga Lluçani i Bujanocit ka përmbyllur rrugëtimin e tij akademik në Mjekësi të Përgjithshme, duke arritur titullin Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme, shkruan AlbanianEducation.net.
Në një postim të bërë me rastin e përfundimit të studimeve, Shabani ka ndarë emocionet për këtë arritje, duke e cilësuar atë si realizim të një ëndrre të ndërtuar përgjatë gjashtë viteve.
Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për familjen, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen, lutjet dhe besimin e vazhdueshëm gjatë këtij rrugëtimi.
Në veçanti, Shabani ka falënderuar bashkëshorten e tij për mbështetjen dhe praninë e saj në çdo hap të rrugëtimit drejt përfundimit të studimeve.
“6 vite – një ëndërr e realizuar!”, ka shkruar ai, duke e përshkruar këtë moment si përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm dhe fillimin e një etape të re në rrugëtimin e tij profesional. 🩺
