Granit Thaqi, i lindur në vitin 1994 në Burojë të Skënderajt, një djalë i rritur në vitet e luftës në Kosovë, e nisi rrugëtimin e tij në rrethana të vështira, por me përkushtim, arsim dhe punë arriti deri në majat e akademisë.
Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në Klinë në vitin 2013, ndërsa studimet Bachelor dhe Master i kreu në Universitetin e Prishtinës në vitin 2018.
Sot, më 18 shtator, në Mynih të Gjermanisë, në Universitetin e Mynihut, Granit Thaqi nga Kosova mbrojti me sukses doktoratën në drejtimin Biologji Molekulare, duke marrë titullin Doktor i Shkencave të Natyrës.
Universiteti Teknik i Mynihut renditet në vendin e parë në Bashkimin Europian dhe në vendin e 22-të në botë.
