Gjimnazi “Ulpiana”, në Lipjan ka zgjedhur kryesinë e re.
Haris Ameti është zgjedhur kryetar, Albiana Spahiu – nënkryetare dhe Yllka Emini– sekretare.
Njoftimi i shkollës:
Të rinjtë e Gjimnazit “Ulpiana” zgjedhin kryesinë e re
Të rinjtë e Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan kanë zgjedhur kryesinë e re, e cila do të përbëhet nga:
* Haris Ameti – kryetar
* Albiana Spahiu – nënkryetare
* Yllka Emini– sekretare
Për të monitoruar procesin e zgjedhjes së kryesisë së re, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e organizatës joqeveritare YAHR, Zoja Osmani dhe Art Krasniqi.
Falënderojmë kryetaren e deritanishme, Aurita Drenica, për udhëheqjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë mandatit të saj.
Ndërsa kryetarit të porsazgjedhur, Haris Ametit, i urojmë punë të mbarë dhe shumë suksese në udhëheqjen e të rinjve dhe në realizimin e projekteve të shumta në të mirë të nxënësve dhe shkollës.
Urime, Haris! Suksese në detyrën e re!