Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren përgatitet për vitin e ri shkollor, diskutohet organizimi i mësimit



nder titull

- Advertisement5 -

Në ambientet e Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit të Arsimtarëve, e kryesuar nga drejtoresha e këtij institucioni, Gylaj Shipkovica.

- paragrafi 1 -

Takimi u përqendrua në përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027 dhe në çështjet organizative që lidhen me funksionimin e shkollës.

- Advertisement - M1

Gjatë mbledhjes u diskutua për përgatitjet për vitin e ri shkollor, procesin e regjistrimit të nxënësve në klasën e dhjetë, si dhe shpërndarjen e fondit të orëve mësimore dhe organizimin e tyre në kuadër të aktiveve profesionale.

Në rendin e ditës ishin përfshirë edhe çështje të tjera organizative me rëndësi për stafin dhe mbarëvajtjen e punës në shkollë.

Sipas njoftimit të gjimnazit, Këshilli i Arsimtarëve dhe drejtoria kanë shprehur gatishmërinë për të mirëpritur nxënësit dhe për të nisur vitin e ri shkollor me synimin për të arritur rezultate të mira.

- Advertisement - m2

Gjimnazi “Gjon Buzuku” u ka uruar punë të mbarë stafit dhe sukses nxënësve në vitin e ri shkollor.