Gjimnazi “Gjon Buzuku”, në Prizren ka njoftuar se më 17.08.2026 shpallet konkursi plotësues për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë (X) për vitin shkollor 2026/2027.
Afati i aplikimit është 17, 18 dhe 19 gusht 2026.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR KONKURSIN PLOTËSUES PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASËN E X-TË
Viti shkollor 2026/2027
Gjimnazi “Gjon Buzuku” – Prizren
Të nderuar nxënës dhe prindër,
Ju njoftojmë se, sipas njoftimit të MAShTI-t dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, më 17.08.2026 shpallet konkursi plotësues për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë (X) për vitin shkollor 2026/2027.
Afati i aplikimit:
17, 18 dhe 19 gusht 2026
Orari:
08:00 – 16:00
Vendi i aplikimit
Gjimnazi “Gjon Buzuku” – Prizren
Dokumentet që duhet t’i posedojnë/dorëzojnë kandidatët
Kandidatët duhet të paraqiten me këto dokumente:
Fletëparaqitjen, e cila merret në shkollën tonë;
Dëftesën origjinale për përfundimin e arsimit të mesëm të ulët (klasat VI–IX);
Certifikatën e lindjes.
Shpallja e rezultateve:
Rezultatet e pranimit të nxënësve do të shpallen më 20.08.2026 në ambientet e shkollës.
Kthimi i dokumenteve:
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i tërheqin dokumentet e tyre duke filluar nga 21.08.2026.
E drejta e ankesës:
Nxënësi i pakënaqur me rezultatin e publikuar ka të drejtë ankese brenda 2 (dy) ditë pune nga koha e shpalljes së rezultateve. Ankesa parashtrohet në drejtorinë e shkollës.
Ankesat në shkallën e dytë parashtrohen në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren, brenda 2 (dy) ditë pune pas pranimit të përgjigjes nga shkolla.
U bëjmë thirrje të gjithë nxënësve të interesuar që të respektojnë afatet dhe të paraqesin dokumentacionin e kërkuar brenda kohës së përcaktuar.
Ju urojmë suksese dhe mirë se vini në Gjimnazin “Gjon Buzuku” – Prizren!
Me respekt,
Gylaj Shipkovica
Drejtoreshë