Nxënësit e klasës X-5 të Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren kanë realizuar një aktivitet me karakter edukativ dhe qytetar, duke dhuruar libra për mini-bibliotekën e vendosur në Parkun e Qytetit, shkruan AlbanianEducation.net.
Aktiviteti u realizua nën udhëheqjen e profesoreshës së gjuhës gjermane, Dardane Bojaxhi, ndërsa përmes kësaj nisme nxënësit kontribuuan në pasurimin e një hapësire publike të dedikuar për lexuesit dhe dashamirësit e librit.
Sipas shkollës, iniciativa synon të promovojë kulturën e leximit, solidaritetin dhe ndarjen e dijes, duke përcjellë mesazhin se çdo libër i dhuruar mund të krijojë një mundësi të re për të mësuar, reflektuar dhe zbuluar perspektiva të reja.
Aktiviteti lidhet edhe me zhvillimin e kompetencave të nxënësve të përcaktuara në Kornizën Kurrikulare të Kosovës, veçanërisht në fushën e komunikimit dhe të shprehurit, të menduarit, të nxënit, si dhe kompetencave qytetare dhe personale.





Postimi i plotë:
NJË LIBËR I DHURUAR ËSHTË NJË MUNDËSI MË SHUMË PËR TË LEXUAR!
Sot, profesoresha e gjuhës gjermane, znj.Dardane Bojaxhi, së bashku me nxënësit e klasës X-5, realizoi një aktivitet të veçantë dhe me vlerë edukative, duke dhuruar libra për mini-bibliotekën e vendosur në Parkun e Qytetit.
Përmes këtij aktiviteti, nxënësit kontribuuan në pasurimin e një hapësire të hapur për të gjithë dashamirët e librit dhe të leximit, duke përcjellë një mesazh të rëndësishëm për kulturën e leximit, solidaritetin dhe ndarjen e dijes.
Çdo libër i dhuruar është një mundësi e re për të mësuar, për të reflektuar, për të zhvilluar imagjinatën dhe për të zbuluar perspektiva të reja.
Ky aktivitet ndërlidhet edhe me kompetencat e përcaktuara në Kornizën Kurrikulare të Kosovës, duke kontribuar në zhvillimin e kompetencës së komunikimit dhe të të shprehurit, të të menduarit, të të nxënit, si dhe të kompetencës qytetare dhe personale.
Nëpërmjet leximit dhe qasjes së lirë në libra, nxënësit inkurajohen të bëhen lexues të pavarur, mendimtarë kritikë dhe qytetarë aktivë, të gatshëm të kontribuojnë në jetën kulturore dhe shoqërore.
Le të dhurojmë një libër, të ndajmë një histori dhe të kultivojmë dashurinë për leximin!
Sepse një qytet që lexon është një qytet që mendon, mëson dhe zhvillohet.
Falënderojmë profesoreshën znj. Dardane Bojaxhi dhe nxënësit e klasës X-5 për këtë iniciativë të bukur, me vlerë edukative dhe qytetare, si dhe për kontributin e tyre në pasurimin e mini-bibliotekës dhe promovimin e kulturës së leximit