Nxënësit e shkollës “Pestova” në Pestovë në Pestovë të Vushtrrisë kanë pranuar një donacion prej 500 fletoreve në fillim të vitit të ri shkollor 2026/2027.
Donacioni është dhuruar nga bashkëvendasi Ahmet Ademi, i cili jeton dhe punon në Suedi, me qëllim që t’u vijë në ndihmë nxënësve të shkollës në fillimin e vitit të ri shkollor.
Shkolla ka shprehur mirënjohjen për këtë kontribut, duke e cilësuar atë si një gjest solidariteti dhe përkrahjeje për nxënësit.
Nga HFMU “Pestova” kanë theksuar se ky donacion është një shembull i lidhjes dhe kujdesit të bashkatdhetarëve për vendlindjen dhe brezat e rinj.
“Kontributi juaj është një shembull i bukur për komunitetin dhe një motivim për nxënësit tanë”, thuhet në falënderimin e drejtorisë së shkollës.