Gentiana Bajrami-Atashi nga Peja doktoron në Shkencat Filologjike



nder titull

- Advertisement5 -

Gentiana Bajrami-Atashi ka shënuar një arritje të rëndësishme akademike, duke mbrojtur me sukses tezën e doktoratës dhe duke marrë gradën Doktor Shkence në Shkencat Filologjike, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Teza e saj e doktoratës, me titull “Romanet e Beqir Musliut”, përbën, sipas autores, studimin e parë monografik kushtuar romaneve “Ndeshtrasha”, “Amullia”, “Makthi” dhe “Krupa”.

- Advertisement - M1

Përmes këtij hulumtimi, Bajrami-Atashi ka trajtuar në mënyrë të thelluar veprën e një prej autorëve të rëndësishëm të letërsisë shqipe, duke synuar të plotësojë një boshllëk në studimet letrare shqiptare dhe të ofrojë një model interpretimi që mund t’u shërbejë edhe studiuesve të ardhshëm.

753694655 28949887807932647 9173123996890486732 n

749923896 28949898874598207 8315340532397270932 n

- Advertisement - m2

Rrugëtimi drejt doktoratës ka zgjatur pesë vjet dhe, siç ka rrëfyer ajo, ka qenë i shoqëruar me sfida, sakrifica dhe një angazhim të vazhdueshëm akademik.

Në një postim të bërë pas mbrojtjes së doktoratës, ajo ka shprehur mirënjohjen e saj për familjen, mentorët dhe anëtarët e komisionit, duke veçuar mentorin e doktoratës, akademik Kujtim Shalën, bashkëmentorin Prof. Dr. Sali Bashota, si dhe kryetarin dhe anëtarët e komisionit, Prof. Dr. Osman Gashin, Prof. Dr. Nysret Krasniqin dhe Prof. Dr. Dhurata Shehrin.

Një pjesë veçanërisht emocionuese e rrëfimit të saj lidhet me babain e ndjerë, për të cilin ajo thotë se realizoi një ëndërr, edhe pse ai nuk ishte pranë saj në këtë ditë të rëndësishme.

Me mbrojtjen e doktoratës, Gentiana Bajrami-Atashi përmbyll një kapitull të rëndësishëm të formimit të saj akademik, duke paralajmëruar vazhdimin e angazhimit në kërkimet shkencore në fushën e letërsisë.

Postimi i saj:

Sot ishte një nga ditët më të rëndësishme të jetës sime. E mbrojta me sukses tezën e doktoratës dhe mora gradën Doktor Shkence në Shkencat Filologjike.

Teza e doktoratës, me titull “Romanet e Beqir Musliut”, përfaqëson studimin e parë monografik kushtuar romaneve “Ndeshtrasha”, “Amullia”, “Makthi”, dhe “Krupa”.

Rëndësia e këtij punimi qëndron në faktin se trajton një autor dhe një korpus veprash komplekse që, pavarësisht vlerave të tyre të larta estetike e letrare, deri më sot nuk kanë qenë objekt i një studimi të plotë kritik dhe akademik. Përmes këtij hulumtimi u synua të plotësohet një boshllëk i rëndësishëm në studimet letrare shqiptare, duke ofruar një analizë të argumentuar dhe një model interpretimi që mund të shërbejë si pikë referimi për studiuesit e ardhshëm.

Rrugëtimi pesëvjeçar i këtyre studimeve nuk ka qenë i lehtë. Ka pasur net të tëra pa gjumë e të mbushura me studime, ditë të ngarkuara me përgjegjësi, sakrifica dhe sfida që kanë kërkuar durim, vullnet dhe këmbëngulje. Megjithatë, çdo lodhje dhe çdo përpjekje e bërë morën kuptim me këtë arritje, duke dëshmuar se puna e palodhur dhe besimi në qëllime shpërblehet gjithmonë.

Një falënderim i veçantë për këtë arritje i takon familjes sime. Bashkëshortit tim, për mbështetjen e madhe në çdo aspekt të jetës. Liburnit, frymëzimit tim më të madh dhe forcës që më shtynte të mos ndalesha kurrë. Molosit dhe Jerinës, të cilët erdhën në jetë gjatë këtij rrugëtimi pesëvjeçar dhe më dhanë motiv edhe më të madh. Nënës sime, që ka qenë gjithmonë krahu im i djathtë. Motrës dhe vëllezërve të mi, për përkrahjen e vazhdueshme, si dhe të gjithë familjarëve e miqve të mi, të cilët me mbështetjen e tyre morale më kanë dhënë forcë gjatë këtij rrugëtimi.

Mirënjohje dhe falënderim të veçantë kam për mentorit tim të doktoratës, akademik Kujtim Shalën. për udhëheqjen shkencore, besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë këtij rrugëtimi.

Falënderoj bashkëmentorin tim, Prof. Dr. Sali Bashota, për këshillat dhe kontributin e çmuar akademik.

Falënderoj kryetarin e komisionit, Prof. Dr. Osman Gashin, si dhe anëtarët e komisionit, Prof. Dr. Nysret Krasniqin dhe Prof. Dr. Dhurata Shehrin, për vlerësimin profesional, sugjerimet dhe diskutimin akademik që i dhanë vlerë këtij procesi.

Falënderoj edhe zyrtarën e doktoratës, Vaide Kçikun, për mbështetjen e ofruar gjatë gjithë studimeve.

Kjo mbrojtje e doktoratës shënon përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm akademik, por edhe fillimin e një rrugëtimi të ri në kërkimet shkencore në fushën e letërsisë, me të njëjtin pasion, përkushtim dhe vullnet që më kanë shoqëruar deri më sot.

Ëndrra e babait tim të ndjerë u realizua, edhe pse nuk ishte pranë meje…