“Gati për një tjetër fillim”, drejtori Visar Osmani me mesazh emocionues për nxënësit në prag të vitit të ri shkollor



nder titull

- Advertisement5 -

“Gati për një tjetër fillim…” është mesazhi i drejtorit të shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë, Visar Osmani, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ai përmes një postimi në rrjetet sociale, ka përcjellë një mesazh motivues për nxënësit, duke theksuar se shkolla është e gatshme të mirëpresë zërat, hapat dhe ëndrrat e tyre.

- Advertisement - M1

“Më e mira në Kosovë po i pret zërat, hapat dhe ëndrrat e nxënësve tanë! ❤️”, ka shkruar drejtori Osmani, duke shprehur entuziazmin për rikthimin e nxënësve në bankat shkollore.

Mesazhi vjen në prag të një kapitulli të ri për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Emin Duraku”, por dhe krejt Kosovës, me theks te përkushtimi, puna dhe krijimi i një ambienti sa më të mirë për edukimin dhe zhvillimin e brezave të rinj.