Komuna e Kamenicës ka raportuar 664 mësimdhënës, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave kanë aprovuar 365 për financim në vitin 2026.
Diferenca është 299 mësimdhënës, që përbën rreth 45% të numrit të raportuar.
Kjo e rendit Kamenicën ndër komunat me hendekun më të madh mes numrit të stafit të raportuar dhe atij të aprovuar për financim.
GAP e përfshin Kamenicën në mesin e komunave që preken më së shumti nga zbatimi strikt i formulës së re të grantit të arsimit.