Flon Kastrati zgjedhet kryetar i Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës



nder titull

- Advertisement5 -

Flon Kastrati është zgjedhur Kryetar i Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Floni përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se besimi i dhënë për të është përgjegjësi për të punuar edhe më shumë për studentët dhe Universitetin.

- Advertisement - M1

Postimi i tij:

Sot mora besimin e studentëve për t’i përfaqësuar ata si Kryetar i Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Parlamenti Studentor është organi më i lartë përfaqësues i mbi 25 mijë studentëve të Universitetit të Prishtinës. E ndiej këtë përgjegjësi të madhe dhe do të angazhohem që zëri dhe interesat e studentëve të përfaqësohen me dinjitet, përgjegjësi dhe përkushtim.

- Advertisement - m2

Falënderoj të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës për besimin, si dhe Studim Kritikë Veprim, për mbështetjen.

Ky besim është përgjegjësi për të punuar edhe më shumë për studentët dhe Universitetin tonë.

821698910 1420703733045426 1920370135110503401 n