Fiqiri Çifliku: Kurrikula dhe të mësuarit ka mbetur pas



nder titull

- Advertisement5 -

E dini pse shkolla sot ka dalë nga moda?

- paragrafi 1 -

Sepse kurrikula dhe të mësuarit ka mbetur pas.

- Advertisement - M1

Ato të përgatisin për një botë që nuk ekziston më. Ishte e vlefshme dje, në rastin më të mirë i përket së sotmes. Ndërsa e nesërmja mbetet enigmë.

Për t’u përballur me të nesërmen duhen aftësi që përshtaten me situatat e reja që krijohen vazhdimisht.

Importojmë kurrikula nga vende të tjera, vende që renditen në krye të zhvillimit, por rezultatet tona arsimore nuk vijnë njësoj. Pse?

- Advertisement - m2

A duhet të dorëzohemi e të vijojmë stoik kështu si tani? Sigurisht që jo!

Atëherë, çfarë duhet të bëjmë?

Duhet të krijojmë mësuesin e së ardhmes. Mësuesin që përshtatet shpejt. Mësuesin krijues. Mësuesin artist. Mësuesin kërkues. Mësuesin Spiderman.

Nuk kemi nevojë të mbajmë mend pafund shifra, formula dhe citime. e rëndësishme është të krijojmë situata problemore, projekte të mirëfillta, punë në grup ku secili vë në punë trurin dhe, siç thotë urtësia popullore, të dijë t’i thërrasë nevojës dhe të gjejë rrugën për të dalë nga çdo situatë.

Vetëm kështu do të na falënderojë brezi i sotëm dhe ai që do të vijë më pas.

Le ta lëmë fasadën e TikTok-ut, Facebook-ut, Instagram-it dhe çfarëdo platforme tjetër. Ato janë opiumi modern i kohës sonë.

Le ta bëjmë shkollën laboratorin e së ardhmes, ku mësuesi të jetë udhëheqësi shkencor, nxënësit studiuesit e rinj, kurse problemet dhe sfidat majat e gjilpërës që ngacmojnë trurin duke e vënë në lëvizje të reagojë.

Vetëm atëherë shkolla nuk do të jetë një vend ku mësohen përgjigjet, por një hapësirë ku mësohet si të kërkohen ato.